Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Në shtator forumet e PD vendosin nëse rikthehemi ose jo në Kuvend

Këlliçi: Në shtator forumet e PD vendosin nëse rikthehemi

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka deklaruar se rikthimi në kuvend në sezonin e ri parlamentar të opozitës do të vendoset nga forumet e larta të PD. 

“Çdo ditë në mënyrë permanente, Berisha vijon të denoncojë të gjitha faktet që kanë vërtetuar se 11 maji ka qenë një farsë e madhe elektorale. Duhet të shohim vendimarrjen e PD për rikthimin apo jo në parlament të opozitës, duhet të shprehen organet e larta të PD, këshilli e forumeve të PD, do të vendosin ata agjendën politike. E rëndësishme është të reflektojmë interesin e qytetarëve shqiptarë”, tha Këlliçi në  News 24. 

Ai theksoi se lajm i keq është djegia e mijëra hektarëve si pasojë e zjarreve por qeverinë e kryeministrin nuk e sheh pranë qytetarëve.

"Çdo ditë në mënyrë permanente, Berisha vijon të denoncojë të gjitha faktet që kanë vërtetuar se 11 maji ka qenë një farsë e madhe elektorale. Vijojmë të informojmë partnerët ndërkombëtarë, ju shihni që kemi një qeverisje që do duhet të isjhte në krye të aksionit për zjarret, lajm I keq që janë djegur mijëra sipërfaqe dhe ju nuk keni parë kryeministrin të shkojë në zonat e dëmtuara. Kryeministri do ti shkojë deri në fund tentativës për ti mbyllur gojën.

Duhet të shohim vendimarrjen e PD për rikthimin apo jo në parlament të opozitës, duhet të shprehen organet e larta të PD, këshilli e forumeve të PD, do të vendosin ata agjendën politike. E rëndësishme është të reflektojmë interesin e qytetarëve shqiptarë", u shpreh Këlliçi.

Të fundit