Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Nëse vërtetohen akuzat e Kokalarit, dorëzoj mandatin

Këlliçi: Nëse vërtetohen akuzat e Kokalarit, dorëzoj

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka sqaruar padinë për shpifje të depozituar ndaj aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.

Të ftuar në ‘Të Paekspozuarit’, Këlliçi tha se nuk ka dashur të mbajë gjallë një debat brenda PD-së, ndaj edhe vendosi t’i drejtohet gjykatës ku ka ftuar edhe Kokalarin të dëshmojë. Ndërkaq, Këlliçi deklaroi se nëse vërtetohen akuzat që Kokalari ka hedhur ndaj tij, deputeti do të dorëzojë mandatin.

“Është një çështje që nuk dua ti dedikoj më shumë kohë sesa i kam dedikuar, që është një postim në facebook dhe një padi në gjykatë. Nuk kam dashur të mbaj gjallë debatin brenda PD. Janë bërë akuza penale ndaj meje. Kam kërkuar që zonja të vijë para gjykatës, para së njëjtës gjykatë ku paditi një deputet, zotin Salianji dhe me krenari thotë se fitoi. Kam paditur zonjën për të sjellë provat dhe për të faktuar këto akuza të rënda. Nuk dua të merrem me këtë çështje dhe nuk mendoj se ka ndonjë interes të madh. Nëse më parë mund të kishe dikë që mund të përgjigjej me gjuhë urrejtje, ke një model tjetër. Nëse akuzat vërtetohen në gjykatë, unë duhet të lë mandatin, duhet të mbaj përgjegjësi penale”, tha Këlliçi.

Kokalari e ka akuzuar Këlliçin për orientim votash në zgjedhjen që u bënë për Kryesinë e re të demokratëve, ndërsa vetë Këlliçi, ishte më i votuari nga gara e 22 majit, që u zhvillua brenda forcës së djathtë politike.

Në padinë e tij Këlliçi kërkon dëmshpërblim 1 milionë lekë, të cilat premton se do t'i shpenzojë si donacion për të rinjtë e FRPD. 

Të fundit