Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Nëse zgjidhem kryebashkiak, do dërgoj Veliajn në SPAK për inceneratorin dhe do rihap çështjen e Ardit Gjoklajt

Këlliçi: Nëse zgjidhem kryebashkiak, do dërgoj Veliajn

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi garanton se nëse zgjidhet kryebashkiak i Tiranës, do dërgojë në SPAK dosjen për inceneratorin e kryeqytetit, që sipas tij është aferë korruptive dhe ka përgjegjës Erion Veliajn.

Në një intervistë për Euronews Albania, Këlliçi nënvizoi se do të bëjë transparencë dhe shtoi se do të kërkojë rihapjen e çështjes së Ardit Gjoklajt.

“Ajo çfarë unë ofroj, është transparencë për të gjithë opinionin publik, për të kuptuar çfarë ka ndodhur dhe për të bërë shembull e për të dërguar zyrtarë të lartë para drejtësisë, për firmat e paligjshme që kanë vendosur. Premtoj transparencë në rastin e inceneratorin e Tiranës, sepse dokumentet janë të bllokuara dhe nuk bëhen publike.

Premtoj që këtë shkresë do e dërgoj si kryetar i Bashkisë Tiranë, personalisht në SPAK, meqë nuk e merr dot në pyetje Erion Veliajn. Do ta çoj unë personalisht me gjithë dosjen e inceneratorit të Tiranës. Premtoj që do kërkoj rihapjen e çështjes së Ardit Gjoklajt”, theksoi ai.

 

Të fundit