Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi nga Kavaja: Inceneratori fantazëm po vjedh çdo ditë qytetarët

Këlliçi nga Kavaja: Inceneratori fantazëm po vjedh çdo

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi gjatë takimit me demokratët në Kavajë tha  se inceneratori i Tiranës, ai po vjedh vetëm qytetarët e kryeqytetit, por edhe ata të Kavajës.

Ai shtoi se PD do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pikërisht për të shpëtuar shqiptarët nga regjimi i bandave të Ramës.

I kemi të freskëta në memorie kur Erion Veliaj vinte me bastardë, me kriminelë, por ju të gjithë mbrojtët votat, mbrojtët të ardhmen.

Propozimi i parë është ai i rritjes së pensioneve brenda mandatit të parë qeverisës. Programi i PD-së ka në fokus qytetarin.

E kuptoni se ç’kanë bërë me paratë tona? 130 mln euro janë dhënë për një incinerator fantazëm. Vetëm sot denoncuam që 1.6 mln euro janë dhënë për një agjensi udhëtimesh, për të prerë bileta udhëtimesh”, tha Këlliçi.

Të fundit