Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi nga protesta: Dorëheqje Edi Rama! Nuk je më kryeministër, por kapobandë

Këlliçi nga protesta: Dorëheqje Edi Rama! Nuk je më

Deputeti demokrat Belind Këlliçi foli nga podiumi i protestës kombëtare të thirrur nga opozita.

Këlliçi e cilësoi Ramën jo më një kryeministër, por një kapobandë të cilit i ka dalë situata nga duart dhe nuk di më kë të mbrojë.

Demokrati i bëri thirrje Ramës të japë dorëheqjen.

Këlliçi: Ne sot nuk jemi mbledhur për një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën. Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani, jo kur të dojë ai. Këtu pas shpinës time, hyjnë e dalin nga kjo godinë për të zhdukur provat. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e palloshit kurse Gysi i ka filmuar të gjithë. Edi Rama nuk di më kë të mbrojë e kë të lëshojë. Mekanizmi përbindshëm ka rënë. Makineria e tyre u mbajt gjallë mbi frikën. Miliarda euro të zhdukura nga xhepat tanë. Kjo bandë detyroi të ikin 1.1 mln shqiptarë. Kur reziston dhe nuk i nënshtrohet asnjë pazari, ja kur vjen përmbysja, më e paimagjinueshmja. Ata që na shantazhonin sot shantazhohen mes tyre. Dorëheqje Edi Rama, dorëheqje, dorëheqje.

Të fundit