All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Këlliçi ngre akuza: Sadushi kërkon të lehtësojë masën e paraburgimit për Erion Veliajn

All - Paragraf - 1

Këlliçi ngre akuza: Sadushi kërkon të lehtësojë

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me mbledhjen e nesërme të Kolegjeve të Bashkuara, ku pritet të shqyrtohet një vendim i ndërmjetëm i kryetarit të Gjykata e Lartë e Shqipërisë, Sokol Sadushi, mbi masat e sigurimit personal.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook, Këlliçi deklaron se Sadushi kërkon, sipas tij, të lehtësojë masën e paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet nën hetim dhe ndaj të cilit, sipas deputetit, rëndojnë 13 akuza për 5 vepra penale.

“A mund të ndodhë që në vendin me qeverinë më të korruptuar në Europë, në vendin me stokun më të madh të çështjeve që presin të gjykohen, në vendin ku krimi i organizuar ka zyrë koordinimi në Kryeministri, ta nisë ditën kryegjyqtari i këtij vendi me idenë për të liruar mikun e tij me 13 akuza në kurriz?! Këtë do të bëjë nesër Sadushi i rilindjes.

Do të iniciojë ai vetë një vendim që pritet të lehtësojë masën e paraburgimit për kreun e 5D Erion Veliajn.

Ky do të jetë niveli më spektakolar i kapjes së shtetit në historinë tonë. Rasti kur një kryebashkiak i korruptuar të vërë në lëvizje Kryetarin e Gjykatës së Lartë, i cili me një vendim unifikues pritet të përmbysë praktikën gjyqësore, vetëm e vetëm që Erion Veliaj të lërë qelinë. Pa pyetur fare për pasojat e rënda që do vijnë nga kjo!

Para shqiptarëve të vjedhur e keq qeverisur pritet të vihet nesër në skenë edhe kjo farsë.

Dhe sa do durojnë qytetarët?!

Kemi ne në dorë të marrim një vendim të madh. Me 17 prill bashkohemi para zyrës së krimit e korrupsionit për të shpëtuar Shqipërinê”, shkruan Këlliçi.

Të fundit