Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi nis fushatën e primareve: Pa votën tuaj, Erion Veliaj nuk ka ç'të vjedhë

Këlliçi nis fushatën e primareve: Pa votën tuaj, Erion

Belind Këlliçi ka nisur fushatën e primareve, duke zhvilluar një takim me banorët e “Unazës së Re”, një nga zonat që përfaqëson si deputet.

Në takimin e parë, ai ka ngritur si shqetësim mungesën e çerdheve, kopshteve dhe qëndrave shëndetësore në këtë zonë. Sipas Këlliçit, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj po u mohon rreth 70 mijë banorëve shërbimet publike bazë.

Duke kërkuar votbesimin e qytetarëve, Këlliçi hodhi akuza për vjedhje ndaj Veliajt.

“Takimin e parë të fushatës së primareve e nisa në një nga zonat që përfaqësoj si deputet, përballë demokratëve dhe simpatizantëve.  Në Unazë të Re nuk ka shkolla, çerdhe dhe as qendra shëndetësore. Ka vetëm pallate ngjit e ngjit.

Janë rreth 70 mijë banorë që u mohohen shërbimet nga Erion Veliaj.  Pushteti pa leverdinë e vet. 1 kilometër rrugë e faturuan 21 milionë euro. Më shtrenjtë se kudo në Bashkimin Europian.  Këto para ia vodhën Tiranës, të ardhmes së saj, banorëve që paguajnë taksa.

Pa votën tuaj Veliaj nuk ka ç'të vjedhë. Mos harroni miq! Të fortë një politikan e bën vota juaj. Ju e ndani këtë punë. Takimet janë të hapura për çdo banor që dëshiron të na bashkohet. Bujrum miq! Një Tiranë kemi”, tha Këlliçi.

Të fundit