Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi njofton protestë para bashkisë: Kreu i ''5D'' duhet të marrë trajtimin si çdo hajdut tjetër

Këlliçi njofton protestë para bashkisë: Kreu i

Drejtuesi politik i Pd për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi ka njoftuar protestë nesër në orën 11.00 para bashkisë së Tiranës.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se kryebashkiaku Veliaj duhet të marrë atë që meriton, barazinë para ligjit dhe trajtimin e njëjtë si çdo hajdut tjetër i kapur në flagrancë.

"Nesër, e premte, datë 24 janar, ora 11:00, sërish në protestë për të 43 herë!

Kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë duhet të marrë atë që meriton, barazinë para ligjit dhe trajtimin e njëjtë si çdo hajdut tjetër i kapur në flagrancë!

Tirana nuk mund të vazhdojë më të vidhet barbarisht, ditën për diell. SPAK ta ndajë mendjen. Ose të zbatojë ligjin, ose të ulë qepenin!!!", shkruan Kèlliçi. 

Të fundit