Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Nuk bëhem pishman që hoqa dorë nga mandati i deputetit

Këlliçi: Nuk bëhem pishman që hoqa dorë nga mandati i

Belind Këlliçi zgjodhi që të hiqte dorë nga mandati i deputetit për të kandiduar për postin e kryebashkiakut, e në kushtet kur nuk ia doli të fitonte në 14 maj, ai thotë se nuk është aspak pishman.  Në një intervistë në A2 CNN Këlliçi tha se nuk pendohet që hoqi dorë nga mandati i deputetit, pasi për të, e ka kryer detyrën në shërbim të qytetit.  

“Nuk është shpërdorim, është një shërbim që i kam bërë Tiranës, se kam hyrë në një betejë, kur keni parë për herë të parë në 8 vite dikë që i ka bërë opozitë Erion Veliaj, kam kallëzuar në SPAK kryebashkiakun dhe drejtorët e tij, kam kërkuar transparencë, kam shkuar kam denoncuar fabrikën e asfaltit dhe mandatin e deputetit e kam përdorur në shërbim të qytetit të Tiranës, nuk jam pishman se në fund të ditës kjo ka qenë detyra ime”, tha Këlliçi.

Këlliçi ishte një nga emrat më të votuar nga radhët e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2021, me 11601 vota.

Të fundit