Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Nuk më tremb Erion Veliaj, është kandidati më i dobët

Këlliçi: Nuk më tremb Erion Veliaj, është kandidati

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ishte i pari që shpalli kandidaturën për primare në PD për zgjedhjet e ardhshme vendore. Këlliçi do të jetë kandidat për primaret në Tiranë.

I ftuar në studion e ‘Milori Live’ në Klan News, Këlliçi tregoi se pjesë nga rrugëtimi i tij në PD, teksa pranoi se ka pasur edhe kontakte me disa deputetë që nuk janë pjesë e lidershipit të Berishës.

I pyetur për kandidatin që ka përballë, Erion Veliajn, Këlliçi tha se nuk i trembet aspak dhe se e gjykon si më të dobëin.

“Me Alibeaj nuk kam pasur kontakt, por ditën e sotëm kam pasur kontakt me 4 deputetë që nuk janë pjesë e lidershipit të Berishës, por dhjetra demokratë njëzëri më kanë thënë që kanë vendosurtë jenë pasivë por më kanë thënë “ç’na bëre që na detyrove të futemi në këtë rrugëtim”. Ndjej një vendosmëri të demokratëve për të bërë një betejë reale. Kam marrë 11 mijë e 600 vota në Tiranë dhe këtë nuk e kam marrë as me para dhe as nuk kam blerë vota. I kam marrë për shkak të komunikimit me njerëzit. Ia kam dalë të marrë një rezultat spektakolar, kam marrë rezultatin më të mirë të PD-së në 30 vite. Këto janë asetet e mia që më bëjnë të jem i pozicionuar në këtë garë brenda partisë. Do të jetë një udhëtim shumë interesant. Për demokaratët dhe Tiranën ia vlen gjithçka. As më tremb fare dhe e gjykoj se është kandidati më i dobët”, tha Këlliçi.

Gert Bogdani është një tjetër kandidat që zyrtarizoi të dielën kandidaturën për primare në PD. Po ashtu, edhe Bogdani do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është 6 nëntori, ndërsa më 13 nëntor shpallen emrat e parë zyrtarë. Më 4 dhjetor Partia demokratike do të zhvillojë primaret në të gjithë vendin. 

Të fundit