Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Nuk mund të ketë normalitet kur parlamentarizmi ka vdekur dhe qeveria është kriminalizuar

Këlliçi: Nuk mund të ketë normalitet kur parlamentarizmi

Pas tensioneve në sallën e parlamentit, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, me një reagim ka denoncuar atë që e cilëson si shkatërrim të parlamentarizmit dhe kriminalizim të qeverisjes.

Këlliçi shkruan se nuk mund të ketë normalitet institucional për sa kohë opozita dhunohet, shteti mbulon korrupsionin dhe mazhoranca, sipas tij, përdor Kuvendin si fasadë të një regjimi që ka humbur legjitimitetin politik dhe moral.

Reagim i deputetit të PD-së, Belind Këlliçi:

Nuk mund të ketë normalitet të rremë të Kuvendit për sa kohë parlamentarizmi ka vdekur, qeveria është kriminalizuar deri në qelizën e fundit, opozita dhunohet nga Garda dhe partia shtet mbron hajdutët dhe banditët e radhës.

Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë fasada e një regjimi hajdut, shpopullues për shqiptarët dhe dhunues të qytetarit të thjeshtë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër politike dhe as morale për krizën institucionale ku e ka futur vendin.

 

 

Të fundit