Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi nxjerr dokumentin: Ja ku janë mbi 13 mln euro që ka paguar inceneratori i Tiranës

Këlliçi nxjerr dokumentin: Ja ku janë mbi 13 mln euro që

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka publikuar sot dokumentin që sipas tij tregon se ku kanë shkuar 13 milionë euro të paguara nga inceneratori i Tiranës.

Gjatë bisedës në ‘SYRI TV, Këlliçi tha se bëhet fjalë për disa pagesa pune të parapaguara dhe të pakryera.

Këlliçi nxjerr dokumentin: Ja ku janë mbi 13 mln euro që

‘Para pak ditësh është bërë publik bilanci i vitit 2022 për inceneratorin e Tiranës.

Mënyra se si janë zhdukur paratë, meqë SPAK nuk di se ku kanë shkuar paratë.

Këtu kemi disa pagesa për disa punë të parapaguara dhe të pakryera.

Rezulton se subjekti ‘De Mare’ është paguar 1.4 milionë euro për punë të pakryera. Incenerator nuk ka në landfill.

Por kush është kompania? Kompania ‘De Mare’ është e njëjta kompani që ka fituar Eco Parkun në Durrës, me firmën e Edi Ramës. Është e njëjta kompani që i jepte 7 mln euro shoferit të Mirel Mërtirit.

Pra, kompania e dytë ka ITS-ja ka marrë 12 mln euro nga inceneratori, për punë të pakryera.

Vetëm në vitin 2022 i janë dhënë Klodian Zotos 12 mln euro për punë të pakryera.

Në cilin vend të botës janë ndeshur prokurorët me këto lloj dokumentesh. Nëse kanë vullnet këtu i kanë të gjitha’, tha Këlliçi.

 

Të fundit