Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi nxjerr dokumentin që fundos Ballukun: Si u ndërtua për 3 vite pa leje tuneli i Llogarasë?

Këlliçi nxjerr dokumentin që fundos Ballukun: Si u ndërtua

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka nxjerrë për herët të parë një dokument që dëshmon se për 3 vite tuneli i Llogarasë ka qenë një ndërtim pa leje.

Nga studio e “Task Forcë” në Syri Tv, Këlliçi publikoi dokumentin i cili tregon se Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ka miratuar në prill të vitit 2022 një leje ndërtimi “me kusht” për tunelin.

Sipas vendimit, leja do të bëhej e vlefshme vetëm pas plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë. Por, në fakt ka ndodhur kundërta. Leja është zbardhur tre vite më vonë, pra në një periudhë që ka vijuar ndërtimi i tunelit dhe janë disbursuar fonde.

“Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit Adelajda Rroka ka zbardhur lejen e ndërtimit në datën 28/05/2025.

Cfarë do të thotë. I gjithë tuneli është vepër e ndërtuar pa leje. Të gjitha paratë e disbursuara janë në shkelje flagrante të ligjit. Dhe këtu ka bazë për të ngritur një akuzë të re penale për ‘shpërdorim detyre’ dhe të gjitha lekët që janë disbursuar i ka marrë  në mënyrë të padrejtë kompania që ka vjedhur 50 milionë euro. Pra për 3 vite e një muaj tuneli i Llogarasë ka qenë ndërtim pa leje.

Pasi është bërë inagurimi, kemi parë festa, dajre, emisione Brenda tunelit, këngë e valle drejtuar Edi Ramës. Pra pasi kanë ndodhur të gjitha këto është zbardhur leja e ndërtimit. Ky është një skandal i paprecedentë. Ky është dokument autentik. I bëj thirrje prokurorit Dritan Prençit të kërkojë dokumentin dhe ia vëmë në dispozicion për t’i ardhur në ndihmë për motrën e Erion Veliajt, Belinda Balluku”, deklaroi Këlliçi.

Dokumenti:

Për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin ndërtimi i tunelit të Llogarasë me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë. Në mbështetje të neneve 27, 28, 39 të ligjit X në datë 31.07.2014 për planifikimin dhe zhvillimin e territorit i ndryshuar, vendimi numër 408 i datës 13.05.2015 i Këshillit të Ministrave për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit i ndryshuar e kështu me radhë.

Vendosi, pra Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi,

Një, miratimin me kusht të lejes së ndërtimit për objektin ndërtimi i tunelit të Llogarasë me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dy, harta e planvendosjes e strukturave bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij vendimi dhe me radhë, dokumenti i lejes së ndërtimit i jepet subjektit kërkues vetëm pas,

Plotësimit të dokumentacionit tekniko-ligjor, pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Himarë. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi e të tjerë e të tjerë.

Dokumenti i lejes së ndërtimit i jepet subjektit kërkues vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe B, të bëhet pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të dy bashkive, asaj Vlorë dhe asaj Himarë.

Këlliçi nxjerr dokumentin që fundos Ballukun: Si u ndërtua Këlliçi nxjerr dokumentin që fundos Ballukun: Si u ndërtua

Të fundit