Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi nxjerr videon: Banorët te “Myslym Keta” kaluan natën nën terror

Këlliçi nxjerr videon: Banorët te “Myslym Keta”

Kandidati i Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi ka nxjerrë një video, ku tregon situatën me të cilën janë përballur banorët e një pallati rrugën “Myslym Keta” gjatë natës.

Ata kanë qëndruar jashtë, pasi policia dhe bashkia e Tiranës kanë nisur të shkëpusin energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm.

Banorët shfaqen të revoltuar, ndërsa përfaqësuesit e bashkisë nuk japin asnjë shpjegim mbi situatën dhe mënyrën se sip o veprohet.

Banorëve u është kërkuar të dalin nga banesat e tyre me pretendimin se pallati duhet të shembet pasi është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

“Me banorët e pallateve te Myslym Keta, të cilët po kalojnë natën nën terrorin e Policisë dhe mercenarëve të Bashkisë Tiranë, që vijojnë të presin ujin e pijshëm në çdo familje.

Ky akt barbar, kjo sjellje banditeske nuk i bëhet askujt mbi dhe, e jo më banorëve të kryeqytetit. Erion Veliaj hajde këtu dhe sqaro banorët ballë për ballë”, shkruan Këlliçi.

 

Të fundit