Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Opozita nuk bie ‘knock out’. Protestat do të vazhdojnë

Këlliçi: Opozita nuk bie ‘knock out’. Protestat do

Deputeti i PD, njëherësh kandidati zyrtar i PD për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale, Belind Këlliçi ka bërë përgjegjës vetëm një emër për sulmin e djeshëm ndaj kryedemokratit, Sali Berisha.

Sipas tij, në një status në Facebook, ai është Edi Rama.

Këlliçi  shkruan se sulmi ndaj Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.

“Nga të gjithë faktet që disponojmë dhe të gjitha burimet që përcjellin informacion në Partinë Demokratike, të shpien në një emër: Edi Rama!

Sulmi ndaj Sali Berishës është orkestruar me synimin për të shpërfytyruar opozitën në një kundër-reagim agresiv, për të gjeneruar dhunë në një protestë paqësore.

Opozita shqiptare dhe Sali Berisha nuk i shkuan pas fillit këtij skenari, duke i hequr Ramës mundësinë për të bërë kurban opozitën në sy të ndërkombëtarëve.

Opozita nuk bie knock out. Protestat do të vazhdojnë”, shkruan Këlliçi.

 

Të fundit