Flash News
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet djali i autorit dhe i njërit prej viktimave
Del foto e dy viktimave në Roskovec, xhaxhai dhe nipi ishin duke pirë kafe kur u qëlluan
Këlliçi paralajmëron: Denoncimet e reja do të jenë më “të larta” se temperaturat
Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka paralajmëruar protesta “të nxehta” lidhur me aferat korruptive të qeverisë dhe jo vetëm.
I ftuar në A2 CNN, Këlliçi deklaroi se protestat do të vijojnë derisa përgjegjësit kryesorë të vendosen para ligjit.
“Ne kemi qenë në protestë një ditë më parë edhe pse në kushte të vështira. Megjithatë, javën tjetër do të jemi sërish në protestë, pas dy javësh do të jemi sërish në protestë dhe kjo protestë nuk do të ndalet derisa përgjegjësit kryesorë të shkojnë para drejtësisë për shkelje të ligjit”, u shpreh Këlliçi.
Teksa iu referua inceneratorët të Tiranës dhe dosjes “5D”, Këlliçi tha se nuk mund të pretendohet që është ngritur një sistem i tërë korruptiv dhe titullari i institucionit të mos ketë dijeni.
“Janë bërë dy afera që në total kushtojnë 152 milionë euro, inceneratori i Tiranës dhe 5D-ja dhe dikush të pretendojë në këtë vend që jetojmë ne që kreu i bashkisë, personi që ka firmosur, i ka pasur që në G99 kandidat për deputet, janë promovime të tij personale, bashkëpunëtorët e tij më të afërt, dikush të pretendojë se kreu i bashkisë nuk ka pasur dijeni, që për 7 vite me radhë, me 48 procedura, janë vjedhur paratë e qytetarëve. Nuk mundet që të pretendojmë që është ngritur një sistem i tërë korruptiv dhe titullari i institucionit të mos ketë dijeni”, tha Këlliçi.