Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi pas vizitës në SHBA: Kongresmenët do reagojnë për rastin e Berishës

Këlliçi pas vizitës në SHBA: Kongresmenët do

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur edhe për vizitën e tij në Kongresin amerikan ku në mënyrë specifike tha se rasti i kreut të PD, Sali Berisha pritet të marrë tjetër rrjedhë pas zgjedhjeve të nëntorit.

I ftuar në Syri.tv, sipas Këlliçit, kongresmenë që janë pjesë e komitetit të marrëdhënieve me jashtë kishin informacion të detajuar për rastin e Berishës.

Këlliçi: Mua më vjen mirë se në takimet që kam pasur në ShBA, fati e do që PD të keq miq ende në Kongres  që e duan dhe vlerësojnë këtë forcë politike që ka rrëzuar komunizmin në këtë vend dhe që ka lidhur marrëdhëniet me ShBA në fillim të viteve ’90, dhe që më vjen mirë që një pjesë e atyre kongresmenë që janë pjesë e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë kishin informacion të detajuar për rastin e zotit Berisha dhe për aferën skandaloze e inceneratorëve.

Shpresoj që në zgjedhjet e nëntorit do të ketë një ndryshim të situatës së dy dhomave të Kongresit dhe pse jo edhe të Senatit dhe patjetër që nuk përjashtohet rasti që të merret në ‘thërritje’ edhe të ketë ‘Hearing’ në Departamentin e Shtetit për këtë çështje sepse janë tre letra të kongresmenit Lee Zelding që nuk kanë marrë përgjigje dhe kërkohet transparencë.

 

Të fundit