Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Këlliçi: PD depoziton prova të reja në SPAK për korrupsionin 50 milionë eurosh të baxhanakut të Ramës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi sot se PD do të dorëzojë prova të reja në SPAK lidhur me atë që e cilëson si aferën korruptive 50 milionë euro të baxhanakut të kryeministrit Edi Rama.
Sipas Këlliçit, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar se kompania ABS e biznesmenit Gerond Meçe është një ‘prestanome’ e Armand Frangut, baxhanakut të Ramës, e cila ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera nga AKSH-i.
Ai theksoi se për të justifikuar çmimet e tejfryra është hapur edhe një kompani tjetër, AIBS, e cila shërbente për të manipuluar fondet publike.
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:
Të nderuar qytetarë,
Pak ditë më parë, ish nr.2 i Qeverisë Rama dhe bashkëpunëtori më i afërt politik i kryeministrit për një dekadë, ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, tronditi opinionin publik me akuzat e rënda për organizatën kriminale, që drejton sipas tij Edi Rama. Nën thirrjen ‘ndiqni paranë’ Ahmetaj drejtoi akuza të forta ndaj Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, duke folur për qindra milionë euro të grabitura në aferën e tunelit të Llogarasë, në institucionin e AKSH-it, në inceneratorin fantazmë të Tiranës, në konçensionet e shumta dhe lejet e ndërtimit në kryeqytet. Indicie të qarta për të arritur në rrënjët e asaj që e cilësoi si sindikatë të vërtetë krimi, që ka shkaktuar dëm miliarda eurosh në kurriz të shqiptarëve.
E megjithatë, përballë fakteve tronditëse për 4 ditë me radhë, mediat e vendit heshtën! Shumica e gazetarëve investigativë, përfshi të majmurit me fonde nga ambasadat për projekte e programe në ndihmë të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, heshtën, ose bënë gjykatësin moral të denoncuesit pa hulumtuar asnjë akuzë. Të vetmit që nuk heshtën, përkundrazi i hynë investigimit e kërkimit ishin opozitarët dhe rojtarët e interesit publik. Emisioni investigativ PLUG, në Syri TV, në kohë rekord, mori në analizë një nga akuzat e rënda të Arben Ahmetajt.
Sipas ish zv. Kryeministrit, kompania ABS e shtetasit Gerond Meçe, është një ‘prestanome’ e baxhanakut të Edi Ramës, Armand Frangut, e cila ka përfituar mbi 50 milionë euro tendera nga AKSH-i. Dhe për të justifikuar çmimet e tejfryra të këtyre tenderave korruptivë është hapur një tjetër kompani e quajtur AIBS. Emisioni investigativ PLUG faktoi këtë akuzë, duke vërtetuar me dokumente se shtetasi Gerond Meçe, dikur ortak në biznes i baxhanakut të Edi Ramës, gjatë kohës së pushtetit të këtij të fundit ka përfituar plot 54 milionë euro tendera. Pjesë nga paratë publike të këtyre tenderave me vlera marramendëse, tashmë faktuar nga PLUG, kalojnë në kompaninë SIRMA të Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit.
Një tjetër gjetje skandaloze nga kërkimi në kohë rekord i emisionit PLUG, ishte se Gerond Meçes, tenderat ia firmoste motra e gruas, drejtoreshë e sistemeve E-Gov në AKSH. E sikur të mos mjaftonte, në një akt skandaloz ajo jo vetëm që firmoste tenderat, por bënte edhe mbikëqyrjen e zbatimit të kontratës për kunatin e saj. Përsa i përket kompanisë tjetër të Gerond Meçes, AIBS, në vetëm 48 orë, emisioni PLUG faktoi se ajo ishte krijuar enkas për të fryrë shpenzimet e kompanisë mëmë ABS. Faktet flasin vetë: AIBS ka qarkulluar 9.5 milionë euro të marra nga kompania ABS dhe ka dalë me fitim plot 8,5 milionë euro, thënë ndryshe me një normë fitimi mbi 80%, rast mbase ky unikal në botë për normën e fitimit të një kompanie, që ka të njëjtët punonjës me kompaninë mëmë.
Një tjetër media, portali boldnews.al, kreu një investigim nisur nga akuzat e Arben Ahmetajt dhe arriti të faktonte lidhjen midis Armand Frangut, baxhanakut të Kryeministrit dhe Gerond Meçes në procedurat tenderuese të AKSH-it. Sipas këtij investigimi, AKSH-i shpallte termat e referencës së tenderit, ndërsa Armand Frangu me kompaninë e tij B360 ankimonte këto terma në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Ky ankimim më pas pranohej nga KPP, por çuditërisht Armand Frangu nuk hynte në garë, por hynin kompanitë tjera si FIRST, ABS, ITE, etj.
Për të gjitha këto gjetje dhe për të tjera që po mblidhen nga Grupi i Ekspertëve pranë PD-së, do të depozitohet një kallëzim penal i plotë pranë SPAK-ut. Meqë ky institucion ka plot 5 vite që nuk gjen dot atë çka gazetarët kurajozë dhe profesionistë gjetën në më pak se 72 orë, le të shërbejë ky kallëzim si ndihmë solidare nga media e lirë dhe opozita për ‘heronjtë’ e fëmijëve tanë.
Të nderuar qytetarë,
Siç po e fakton koha, drejtësia e SOROS-it nuk ka si qëllim luftën kundër krimit të organizuar, kundërkorrupsionit galopant, kundër mungesës së ilaçeve në Onkologjik, kundër vjedhjes së bukës së gojës për dhjetra mijra pensionistë të cilët përjetojnë ferrin duke mos blerë dot as ilaçet, teksa Edi Rama i qesëndis nga Parku i Edenit, parajsa e tij kryeministrore, duke rrëkëllyer verë 33,000 euroshe.
Por për drejtësinë e re, siç po provohet dita-ditës, qëllimi është taksur qysh në krye: lufta kundër opozitës dhe mbajtja në pushtet e kësaj organizate kriminale drejtuar nga Edi Rama dhe oborrtarët e tij, Belinda Balluku, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, e plot rilindas, G99ça, apo sorosistë të tjerë. Partia Demokratike e Shqipërisë, e ka mision ekzistencial betejën për rikthimin e drejtësisë së munguar, si shpagim për kurrizin e dërrmuar të shqiptarëve, për denigrimin dhe shpopullimin e Shqipërisë sonë.
Premtimi kryesor i një beteje që do ta çojmë deri në fund është, se kjo organizatë kriminale, e cila formalisht quhet ‘Rilindje’, do të vihet para drejtësisë dhe se çdo shqiptar, i ri a i moshuar, do të mund të jetojë më dinjitet e nder në këtë vend të bekuar. Për këtë arsye sublime, ftojmë çdo shqiptar të lirë të këtij vendi, me çfarëdo bindje politike, t’i bashkohet protestës së opozitës dhe Partisë Demokratike, më datë 8 shkurt, ora 17:00, përballë Kryeministrisë, kësaj godine në të cilën Edi Rama ngre dolli me eksponentë të krimit të organizuar me Romanee Conti. Një tekë autokrati, që kushton sa 200 pensione mujore të njerëzve që ky narkolider u ka vjedhur mundin e nëpërkëmbur dinjitetin.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38