Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi për intervistën e Ahmetajt: Nuk e ka kot nofkën tigri, i pari që akuzon Ramën për kërcënim

Këlliçi për intervistën e Ahmetajt: Nuk e ka kot

Belind Këlliçi, teksa komentoi intervistën e Arben Ahmetajt, tha se është i pari politikan që akuzon Ramën se ka dashur ta eliminojë.

Për Fax News, Këlliçi tha se Ahmetajt nuk i kanë vendosur kot nofkën “tigri i korrupsionit|, duke theksuar se të vërtetën e tregoi pasi është kërcënuar.

Këlliçi tha se në këtë rast SPAK duhej të ishte vënë në lëvizje.

“Ben Ahmetaj ka folur sepse është kërcënuar për familjen e tij. Është i pari politikan që, si zv. Kryeministër akuzon Kryeministrin që kërcënon se do të eleminojë atë dhe familjen e tij. Nuk e di se sa i sigurt është ai dhe cila është siguria e tij fizike dhe juridike në shtetin në të cilin ka marrë azilin politike.

Ai dukshëm ishte intimiduar dhe në gjendje paniku. Më vjen keq që jam pjesë e politikëbërjes në Shqipëri dhe diskutoj për një standard të tillë, që nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës.  Shqipëria ndodhet para një rreziku shumë të madh.

Unë nuk e di se ku është SPAK në këtë rast dhe se çfarë bën. Janë investuar gati 60 milionë dollarë për reformën në drejtësi, e të hidhen aq para për një institucion të tillë është qesharake. Unë kam depozituar 1200 faqe prova që faktojnë se pronari real është Erion Veliaj.

Arben Ahmetaj nuk e ka kot nofullën si “tigër i korrupsionit”. Ai po thotë të vërtetën se u kërcënua, por kjo nuk e bën atë më pak të pafajshëm”, tha Këlliçi.

Të fundit