Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Përçarja ka më shumë brenda grupit parlamentar, se në bazë

Këlliçi: Përçarja ka më shumë brenda grupit

Deputeti dhe kandidati në primare për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka thënë se përçarja në PD është më shumë e pranishme në grupin parlamentar, se sa në bazë.

I ftuar në studion e “Pikat mbi i” në News 24, Këlliçi tha se disa parime mbi të cilat u rithemelua partia, janë të paneogicueshme dhe nuk mund të shkelen. Deputeti u shpreh se sërish mund të gjendet një gjuhë e përbashkët mes demokratëve.

“Nuk besoj se PD ka atë valencë përçarjeje, saç është në grup parlamentar dhe në bazë, në bazë nuk e ka këtë frakturë kaq të madhe, dhe pse besoj fort që në këtë garë PD i duhet qoftë dhe një votë. Nëse ata janë kundër primareve në parim, cila është mënyra më e mirë që të gjetur një kandidat? Gjykoj se disa parime për të cilat u rithemelua PD, janë parime të panegocieshme dhe nuk mund të shkelen. Gjykoj se prapë ka kohë që të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për të qenë bashkë”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit