Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi plas “bombën”: Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve

Këlliçi plas “bombën”: Balluku mund të

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbuluar një informacion që, sipas tij, i ka mbërritur në mënyrë informale në lidhje me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe hetimet e SPAK.

I ftuar në News24, Këlliçi tha se nëse kryeministri Edi Rama do të bëhet “mburojë politike” për Ballukun, SPAK mund të reagojë me masa më të forta.

“Nëse Rama bëhet mburojë nesër e Ballukut, mendoj se SPAK e ka fare të lehtë që pjesë të materialit që ka për Ballukun të fillojë ta publikojë dhe të agravojë situatën me ngritjen e akuzave të reja apo me kërkesa për masa të forta sigurie,” u shpreh ai.

Në vijim, deputeti demokrat zbuloi edhe një skenar tjetër të mundshëm, për të cilin tha se e ka mësuar në mënyrë informale.

Flitet për një skenar tjetër që, para orarit zyrtar të mbledhjes, Balluku do të dorëhiqet edhe nga mandati i deputetes, jo vetëm nga funksionet e saj qeveritare. Ky është një informacion që e kam në mënyrë informale,” tha Këlliçi.

Sipas tij, një dorëheqje e tillë do ta bënte të pamundur zhvillimin e mbledhjes dhe do të pengonte që qytetarët të njiheshin me materialet e dosjes së SPAK, nën arsyetimin e ruajtjes së sekretit hetimor.

Të fundit