Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Prokurori Dritan Prençi ka fshirë nga dosja e Inceneratorit të Tiranës, emrin e Erion Veliajt

Këlliçi: Prokurori Dritan Prençi ka fshirë nga dosja e

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi në fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës tha se prokurori Dritan Prençi fshin nga dosja e Inceneratorit të Tiranës, emrin e Erion Veliajt.

Ai i ka bërë thirrje prokurorit Premçi, që ose do të amnistojë kryebashkiakun Erion Veliajn, ose do të rrëzosh kreun e SPAK Altin Dumani.

I bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme.

Sot keni damkën e madhe mbi kurriz, mbi shpatulla, të burgosjes pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë, pa asnjë provë, të liderit të opozitës të një vendi anëtar të NATO-s. Profesor Dr. Sali Berisha, sot në ditën e 127, ndodhet në arrest shtëpie.

Ndërkohë , drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka çuar në Kuvend në korrik të vitit të kaluar, për heqjen e imunitetit të ish-Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, e ka përmendur 11 herë nominalisht shtetasin Erion Veliaj në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Dhe çfarë ndodh?! Pesë muaj më vonë, prokurori tjetër që mbulon çështjen e Tiranës, Dritan Prençi, e fshin nga dosja emrin e Erion Veliajt.

Dritan Prençi, ke vetëm dy rrugë: o do të amnistosh Erion Veliajn, duke rrëzuar automatikisht drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumanin,  ose do të mundohesh t’i shpëtosh fytyrën këtij institucioni duke zbatuar ligjin dhe duke e çuar para drejtësisë, Erion Veliajn. Rrugë të mesme nuk ka!”, tha ai.

 

Të fundit