Flash News


Ditari i Opozitës

Këlliçi publikon faturën prej 10 mijë euro: Si u pagua Bollino nga Klodian Zoto, pas tyre qëndron Veliaj

Këlliçi publikon faturën prej 10 mijë euro: Si u pagua

Deputeti i PD dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar përmes dokumenteve se si Report TV i drejtuar nga Carlo Bollino ka kërkuar buxhet shtesë për fushatën në vitin 2021 nga biznesmeni Klodian Zoto.

Nga foltorja e kuvendit, Këlliçi tha se përgjigja e Zotos në fatura deri ne 10 mijë euro ka qenë ‘PO’ si dhe pas këtij akti sipas tij është kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, asokohe drejtues politik. 

“I bëj thirrje SPAK të administrojë dokumentet që do bëj zyrtare për herë të parë. Kur kanë marrë materialet në shtëpinë e Zotos shpresoj të mos kenë harruar e-mailet, e dërguar nga zonja Julja Muça te Klodian Zoto dhe ç është përfaqësuesja e Zotos. Ka një faturë për Report TV që ka kërkuar buxhet shtesë për fushatën në vitin 2021. Ka qenë fushata e zgjedhjeve të përgjithshme, kush kërkonte buxhet shtesë për këtë.

Mbrapa është Erion Veliaj, ai ka qenë drejtues politik në Tiranë. Përgjigja nga Klodian Zoto ka qenë vetëm PO. Kjo PO-ja është fatura këtu vetëm 10 mijë euro që Erion Veliaj përmes inceneratorit ja paguan Bolinos.

Ky është shembull sesi mediat në vend paguhen me taksat e qytetarëve dhe se si kontrollohet media në vend”, tha Këlliçi nga foltorja e Kuvendit.

Këlliçi publikon faturën prej 10 mijë euro: Si u paguaKëlliçi publikon faturën prej 10 mijë euro: Si u pagua

Të fundit