Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi publikon videon: Nisin punimet, ndërsa tenderi nuk është shpallur ende. Do e padis në SPAK

Këlliçi publikon videon: Nisin punimet, ndërsa tenderi nuk               

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar me video se si në zonën e Freskut kanë nisur punimet për shtrimin e rrugës, ndërsa tenderi nuk ka përfunduar ende.

Ai paralajmëron se këtë rast do ta kallëzojë në SPAK.

“Filloi asfalti babëzia elektorale.

Ndodhemi në Rr. "Xhon Belushi" në Fresk. Punimet kanë nisur ndërsa tenderi që shpall fituesin përfundon më 9 janar , ora 10.00.

Para që hidhen rrugëve. Asnjë tabelë që njofton afatet e punimeve, kush paguan, sa kushton dhe cila firmë po ndërton rrugën. Një përdorim barbar i shtetit për zhurmë elektorale.

1 herë në 4 vjet punon bashkia, dhe atëherë për të na hedhur hi syve.

Do e kallëzoj në SPAK.

Mirëpres të gjitha denoncimet tuaja për asfaltin elektoral dhe vjedhjen e taksave tuaja. Këtë betejë për Tiranën e kemi bashkë”, shkruan Këlliçi.

Të fundit