Flash News

Ditari i Opozitës

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Këlliçi: Veliaj po drekon në Lundër me pjesën tjetër të bandës së ‘5D’

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Këlliçi: Veliaj

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi deklaroi se teksa qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Erion Veliaj është duke drekuar. Nga protesta, demokrati tha se kryebashkiaku i Tiranës do të drekojë në Lundër bashkë me drejtorët e mbetur.

“Ndërkohë që ne jemi këtu në protestë, ndërkohë që anëtarët e këshillit bashkiak kërkojnë informacione për vjedhjet që kanë ndodhur, ndërkohë që jemi në ditë pune dhe anëtarët e këshillit bashkiak kanë gjithë të drejtën ligjore për t’u future në Bashkinë e Tiranës, a e dini ku po shkon Erion Veliaj? Po shkon të drekojë me pjesën tjetër të bandës së ‘5D’-së në restorantin e një banditi tjetër, administratorit të njësisë Farkë, Narit të Lundrës që nuk ka lënë tokë të fshatarëve e qytetarëve pa grabitur”, theksoi Këlliçi.

Këlliçi tha nga protesta para Bashkisë së Tiranës se Erion Veliaj ju ka vjedhur qytetarëve të Tiranës 130 milionë euro taksa për inceneratorin që nuk ekziston. Këlliçi solli në vëmendje edhe Ardit Gjoklajn, i riu i cili ishte vetëm 17 vjeç kur humbi jetën në landfillin e Sharrës.

Demokrati pyeti Veliajn se ku i ka sot drejtorët e arrestuar të bashkisë dhe socialistët që e mbështesnin në fushatë.

“I bëj thirrje nga këtu Erion Veliajt -  arrestohesh apo jo, ky nuk është problemi ynë. Largohu një orë e më parë nga zyra e kryetarit të Bashkisë dhe çliro Bashkinë e Tiranës!

Ti hajdut i pronave publike të qytetarëve të Tiranës. Ti bandit i taksave të qytetarëve të Tiranës. Ti, i cili me bandën tënde, me organizatën tënde kriminale ‘5D’ terrorizove qytetarët e Tiranës në 14 maj.

Ku e ke sot shefin e shtabit elektoral që vodhe në 14 maj votat? Ku e ke Taulant Tushën? Ku e ke të deleguarin politik në njësinë 4, Mariglen Qaton, që nuk ka lënë qytetar pa gjobitur? Ku e ke sot të dërguarin në njësinë nr 1, Redi Mollën? Ku do e kesh shumë shpejt Herion Rrapajn e Kombinatit që nuk ka lënë asfalt elektoral pa shtruar në Tiranë pa vjedhur qytetarët? Ku i ke banditët e tu, kryetaren e partisë socialiste në Laprakë Eglantina Zëren? Ku e ke? Pse nuk dilni këtu?”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit