Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Qytetarët do ti japin Ramës më 11 maj atë që meriton, Noc Rrokun

Këlliçi: Qytetarët do ti japin Ramës më 11 maj

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi shkruan se me deklaratat e bëra sot, Rama urdhëroi gjyqtaren e Apelit të lirojë ‘zarin’ e tij, Erion Veliajn.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se pasi tashmë është demaskuar si kukulla e Soros, kryeministri i është rikthyer personazhit të tij të preferuar, Noc Rrokut.

Demokrati shton se më 11 maj Rama do të marrë atë që meriton, pikërisht Noc Rrokun.

“Edi Rama sot i nxorri sërish gishtin e mesit ‘reformës’ në drejtësi, duke kërcënuar dhe intimiduar publikisht Gjykatën e Apelit të Posaçëm, e në veçanti Prokurorin Dado dhe Gjyqtarin Bano.

Në një qëndrim të paprecedentë, ai sot urdhëroi gjyqtaren e Apelit që ta lirojë zarin e tij Veliaj në mënyrë që ai të ndiqet në gjendje të lirë.

Ende nuk dihen arsyet e plota të shfazimit total të kreut të narkoshtetit, por një gjë është e sigurt: Nga sot ai nuk fshihet më!!!

Pasi dështoi të kapte një foto me Zv. Presidentin JD Vance në Mynih, pasi tashmë është demaskuar publikisht si kukulla e Sorosit, pasi vetë Alex Soros e trajtoi si leckë duke rikthyer online fotot të cilat Rama i ka fshirë nga çdo rrjet, ai tashmë i është rikthyer personazhit të tij të preferuar, Noc Rrokut!

Milionat dhe lobistët nuk i bëjnë më punë. As diplomatët e kapur e të blerë nuk e ndihmojnë dot më.

Edi Rama është tashmë më i qartë se kurrë. Më 11 Maj, qytetarët shqiptarë do ti japin atë çka ai ka 12 vite që e meriton; Noc Rrokun dora vetë!”, shkruan Këlliçi.

Të fundit