Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Qytetarët të 'zhvishen' nga ngjyrimet politike, të kërkojnë llogari ku shkojnë taksat e tyre

Këlliçi: Qytetarët të 'zhvishen' nga ngjyrimet

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi apeloi qytetarët se duhet të zhvishen nga ngjyrimet politike dhe të kërkojnë llogari se çfarë ndodh me taksat e tyre.

I ftuar në News 24, Këlliçi tha se në aferën e inceneratorëve nuk ka përgjegjësi vetëm Bashkia e Tiranës, pasi është edhe Ministria e Infrastrukturës, madje edhe ajo e Turizmit.
Ai tha se kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, pas aferave që ka përfshirë këtë institucion qoftë me inceneratorët ashtu edhe ‘5D’.

“Kryeministri është autori kryesor i aferës së inceneratorëve, pasi i ka dhënë 8 % bonus një kompania, por Bashkia e Tiranës, bazuar në shkresa ka në administrim dhe menaxhon çdo ditë këtë proces. A është vetëm bashkia e Tiranës përgjegjëse? natyrisht që jo”, tha Këlliçi.

Ai tha se nuk duhet të përdoret karrigia e pushtetit për tu mbrojtur nga përballja me drejtësinë.

 

Të fundit