Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Rama do që ta flakë të diskretituar dhe pa kosto Veliajn

Këlliçi: Rama do që ta flakë të diskretituar dhe pa

Anëtari i Kryesisë së PD Belind Këlliçi deklaron që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj politikisht “është i mbaruar”.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ai tha se Rama bën sondazhe dhe s’e ka marrë ende vendimin nëse do ta godasë Veliaj para apo pas zgjedhjeve parlamentare.

Këlliçi shprehet se strategjia e Ramës është që ta zvogëlojë Veliajn në sytë e opinionit publik, “që kur ta flakë, ta flakë pa kosto”. 

“Tani SPAK-u e ka marrëdhënien me Ramën. Rama është një njeri që bën sondazhe të rregullta. Veliaj është i mbaruar. Rama ende s’ka marrë vendim ta godasë Veliaj para zgjedhje apo pas zgjedhjeve, sepse që do goditet ka mbaruar. Rama kontrollon segmente të SPAK-ut. Po flasim juridikisht sepse politikisht Veliaj ka mbaruar. Rama si njeri që bën sondazhe, ende s’e ka ndarë kur do goditet Veliaj, para apo pas zgjedhjeve.

SPAK-u është vegël, merr urdhra. Rama po e tkurr, po e zvogëlon Veliajn, po e diskretiton në sytë e opinionit publik, që kur ta flakë ta flakë pa kosto, sepse makenaria financiare që Veliaj ka instaluar në bashki prodhon pushtet të jashtëzakonshëm. Sot Veliaj del politikani më i urryer i gjithë trevave shqiptare dhe mund të goditet edhe para zgjedhjeve”.

Të fundit