Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Rama është i rrëzuar në çdo moment, treguesit ekonomikë janë katastrofikë

Këlliçi: Rama është i rrëzuar në çdo

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shpalosi planin e opozitës për ardhjen në pushtet, i cili pritet që të nisë intensivisht prej vjeshtës.

Në intervistë me “Milori Live”, Këlliçi thotë se kryeministri Rama është i rrëzuar në çdo moment pasi vendi gjendet në një katastrofë ekonomike.

“Edi Rama është i rrëzuar në çdo moment. Qytetarët shqiptarë po futen në vitin e 10-të me qeverisjen e Edi Ramës. Treguesit ekonomikë janë katastrofikë, performanca e kësaj qeverie është skandaloze. Shqipëria tashmë është kthyer në Kolumbinë e Europës, por kjo tashmë me shifra e fakte.

Raportet ndërkombëtare të gjitha flasin për një degradim të situatës me respektimin e lirisë dhe të drejtave të njeriut, lirisë së medias, shpopullimi i Shqipërisë është në kushte absurde, çdo minutë largohen 8 shqiptarë, me shifra zyrtare këto, të dhëna nga raportet ndërkombëtare.

 Fakti që ky del e tallet, Edi Rama tallet, javën e shkuar duke deklaruar që do të rrisë me 6% rrogat e mësuesve kur ndërkohë inflacioni është 7.4% dhe inflacioni për produktet e shportës është 11.4%, pra nuk kemi as indeksim, jo më rritje rrogash, ky vend po shkon tatëpjetë, në greminë”, deklaroi Belind Këlliçi.

 

Të fundit