Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Rama mund ta shkarkojë Ballukun brenda dy ditësh, pa i cenuar imunitetin

Këlliçi: Rama mund ta shkarkojë Ballukun brenda dy ditësh,

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka folur për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, në të cilën PS nuk pranoi arrestimin e Belinda Ballukut.

I ftuar në News24, Këlliçi tha se prokurorët sollën fakte tronditëse sa i pëkret kërcënimeve që i janë bërë dëshmitarëve në emër të Ballukut.

Deputeti deklaroi se në rrugë informale, ka mësuar se Rama do të mbledhë brenda dy ditësh asamblenë për disa ndryshime në qeveri, ku pritet të shkarkojë edhe Ballukun.

“Në mbledhjen e sotme pati një zhvillim tronditës. Pati një informacion se SPAK tha se dëshmitarët të përfshirë në këtë dosje nuk janë intimiduar vetëm nga Balluku, por edhe eksponentë të krimit të organizuar. Kjo fakton atë që ne si opozitë e kemi thënë, investitorët strategjikë në vendin tonë nuk bëhen kompanitë e mëdha të huaja, por kjo përdoret për klientët e qeverisë, për persona në burg, favorizon kartelet.

Bazuar në informacione informale deri tani, brenda dy ditësh kryeministri Rama mund të thërrasë asamblenë e PS që të bëjë ndryshime në qeveri, siç bëri në vitin 2017 me Saimir Tahirin që e dinte se do goditej, së bashku me të hoqi 4-5 ministra të tjerë. Të njëjtën gjë pritet të bëjë këtë javë, por pa i cenuar Ballukut imunitetin. E largon formalisht si zv/kryeministre dhe ministre dhe i mban imunitetin duke i garantuar paprekshmërinë për sa kohë ai është kryeministër”, tha Këlliçi.

Të fundit