Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Rama nuk po lejon që Balluku të dorëhiqet

Këlliçi: Rama nuk po lejon që Balluku të dorëhiqet

Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi se Edi Rama po e mban peng Ballukun, duke mos e lejuar të japë dorëheqjen nga posti i zv.kryeministres dhe ministres.

I ftuar në Syri TV, Këlliçi tha se Balluku ka kërkuar të dorëhiqet, por sipas tij, Rama po përdor të njëjtën skemë siç bëri me Erion Veliajn.

“Problem këtu është Taulant Balla. Taulant Balla, me urdhër të Edi Ramës, nuk lejon, sikundër Edi Rama, unë e kam thënë që mbrëmë, Edi Rama nuk po lejon që Balluku të dorëhiqet. Domethënë, kushdo që mendon se sot Edi Rama po kërkon dorëheqjen e Ballukut, po ta them unë është e kundërta. Balluku po kërkon që të dorëhiqet, që të tërhiqet në këtë moment, dhe është Edi Rama që e mban aty. Balluku ka kërkuar dorëheqjen, sepse është e njëjta skemë që u bë me Erjon Veliajn. Dhe është e njëjta skemë që është bërë me Erjon Veliajn”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit