Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Rama po mbron një bandite si Balluku, qytetarët s’mund të protestojnë me lule

Këlliçi: Rama po mbron një bandite si Balluku, qytetarët

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka folur pak para nisjes së protestës kombëtare të opozitës.

Ai theksoi në News 24, se protesta është e vetmja formë për t’i dhënë një mesazh të qartë regjimit.

Rama po mbron një banditë si Belinda Balluku e kapur në flagrancë. Tentativa e tij është për të mbrojtur vartësit e korruptuar. Ajo që ka ndodhur me rastin Balluku duhet thënë se kryeministrit nuk i intereson shumë për Ballukun, por për veten e tij”, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se përgjigja e qytetarëve është e qartë dhe se protestat e kanë treguar revoltën e tyre.

“Në rastin e Ballukut unë kam përgëzuar prokurorin e çështjes që ka marrë edhe kërcënim me jetë. Unë e them që jam i qartë me qëndrimet që ne si opozitë kemi mbajtur në raport me opozitën. Aty ku drejtësia vepron të gjitha veprimet hetimore nuk ka rëndësi kush është me rëndësi është që të bëjnë detyrën”, shtoi ai.

Të fundit