Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Rasti Balluku dhe AKSHI, skandalet që penguan integrimin

Këlliçi: Rasti Balluku dhe AKSHI, skandalet që penguan

Pak para nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Partia Demokratike, mbështetës të shumtë janë grumbulluar para selisë qendrore të partisë. 

Në një prononcim për mediat, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, theksoi arsyet e këtij mobilizimi, duke e cilësuar pjesëmarrjen si 'të jashtëzakonshme'. Sipas tij, protesta ishte e nevojshme për shkak të 'një morie skandalesh' dhe mungesës së hapësirës për opozitën në Kuvend për t'i adresuar ato.

Këlliçi e cilësoi rastin e ish-ministres Belinda Balluku dhe skandalin e AKSHI-t si një 'kryeskandal' që ka dëmtuar drejtpërdrejt rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Është zgjedhur ky forma me kërkesë të shtuar që ka ardhur. Keni parë një mori skandalesh të kësaj qeverie. Edhe për shkak se nuk kemi pasur hapësirë në Kuvend për të folur për këto probleme. Kjo është protestë kombëtare, pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Rasti Balluku krye-skandali më i madh, dhe ka penguar integrimin e Shqipërisë. Është thënë troç që heqja e imunitetit të Ballukut dhe hetimi i papashëm është test kritik për integrimin e Shqipërisë. U kthyer në një bunker persona. Rama është arkitekti i të gjitha vjedhjeve. ”, tha ai.

Të fundit