Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi reagon për mesazhet e publikuara: Dorë e Ramës, Veliajt dhe Ballukut; fushatë e orkestruar kundër meje

Këlliçi reagon për mesazhet e publikuara: Dorë e

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër lidhur me disa mesazhe të publikuara në media, sipas së cilave ai ishte ndihmuar nga një vartës i Ballukut për të organizuar protestë kundë Veliajt.

Këlliçi deklaroi në emisionin “Task Force” në SYRI TV se pas këtyre publikimeve “qëndron dora e pushtetit”, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për një fushatë mediatike të qëllimshme për ta goditur.

Këlliçi reagon për mesazhet e publikuara: Dorë e

Sipas tij, mesazhet e publikuara janë “fake” dhe përbëjnë një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Ai tha se sulmet janë intensifikuar pas miratimit të një rezolute të IDU-së në Uashington, ku – sipas Këlliçit – Shqipëria përshkruhet si një “narko-shtet”.

"Ka 6 muaj që thuhet që mua më jepeshin direktiva si të organizoheshin protestat, duhet të mblidhja njerëz, më jepeshin para për të organizuar protestën para Bashkisë Tiranë, e cila në fakt kishte ndodhur dhe unë e demontova herën e parë me reagimin tim publik, se ishte një vetëasgjësim logjik i atyre që kishin ngritur edhe akuzën e parë, duket që është e njëjta dorë, që është sigurisht Erion Veliaj nga qelia e Durrësit, apo janë shokët e Erion Veliajt nga qelia e Fierit, apo është motra e Erion Veliajt që pritet shumë shpejt Belinda Balluku t'i bashkohet në qeli Erionit, apo është babai i të dyve, mentori i të dyve, Edi Rama, edhe i Veliajt, edhe i Belës, që i ka këto gjëra.

Pra, edhe i Lalit edhe i Belës ka një mentor, Edi Ramën, që sot është në hall. Po ai është në hall për një arsye tjetër, për shkak të kësaj vizitës në Amerikë, që do kemi kohë që të ndalemi pak. Dhe për shkak të nja dy gjërave që janë thënë në Amerikë dhe në këtë rezolutën që unë kam marrë me vete. Se Shqipëria sot zyrtarisht paraqitet një narko-shtet, një regjim narko-autoritar nga Partia Republikane Amerikane dhe nga organizata më e madhe e qendrës së djathtë në botë, që është IDU-ja. Këtu është halli i vërtetë, që ta kuptojmë. Por e gjithë kjo tentativë e 2020-ës, që s'ka asnjë lidhje, as komunikim për as edhe një detaj në raport qoftë me protesta, qoftë me organizime, zero.

Këtë pa diskutim, këtu është dora e Erion Veliajt, pa diskutim, është dora e Erion Veliajt dhe është media personale e Erion Veliajt. Është media që unë kam nxjerrë dokumente, se duhet t'i kuptojnë t'i thërrasim pak kujtesës.

Është kjo media të cilës unë i kam nxjerrë faturat që merrte nga inceneratori i Tiranës në sallën e parlamentit, kur kam qenë deputet. Është kjo media që është ushqyer dhe që janë në proces dhe që e ftoj nesër të vijë në gjyq, të përballet në gjyq", deklaroi deputeti.

Të fundit