Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Reforma territoriale kënaqi orekset e Veliajt, ka një thelë të madhe Shqipërie mbi tryezën e tij

Këlliçi: Reforma territoriale kënaqi orekset e Veliajt, ka

Drejtuesi politik i PD-së në degët 6, 13, 15 dhe 16 të Tiranës, Belind Këlliçi ka sulmuar reformën territoriale, e cila sipas tij kënaqi vetëm orekset e kryebashkiakut Veliajt, për të pasur një thelë të madhe Shqipërie mbi tryezën e tij.

Ai ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Mëzez, nga ku shprehet se kjo zonë vetëm gjeografikisht është pjesë e Bashkisë së Tiranës, pasi sipas tij banorët nuk e ndjejnë veten pjesë të kryeqytetit.

Këlliçi, në një postim në rrjetet sociale, thekson se ‘banorët në Mëzez presin të shohin që taksat e tyre kthehen në investime në infrastrukturë.

Postimi i plotë i Këlliçit:

Reforma territoriale e përfshiu Mëzezin gjeografikisht në Bashkinë Tiranë, por vetëm kaq. Thënë ndryshe, cilido që prej jush që shkon në Mëzez, duhet ta ndjejë veten në kryeqytet.

Këtu vështirë të gjesh një banor që e ndjen veten pjesë të kryeqytetit. Kjo reformë kënaqi orekset e kryebashkiakut për territor më të madh.

Kësisoj Veliaj, ka një thelë të madhe Shqipërie mbi tryezën e tij të punës. Sakaq, banorët në Mëzez presin të shohin që taksat e tyre të kthehen në investime në infrastrukturë. Për sa kohë këto investime mungojnë, ku shkojnë taksat e tyre? Pyetje retorike se të gjithë e dinë ku shkojnë. Mëzezi, Tirana dhe e gjithë Shqipëria mbajnë me para Ramën dhe Veliajn.

Është koha të largojmë babëzinë që të mbajmë rininë! Kjo është betejë për ekzistencë mes të rinjve e të krimburve. Më 25 prill, votoni që Shqipëria të fitojë të rinjtë.

Falenderoj ekipin e Degës 13 të PD Tiranë, për punën dhe organizimin!

https://www.facebook.com/BelindKellici.Official/posts/279794996840711

 

Të fundit