Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi : Së shpejti me fakte të reja kundër Veliajt dhe grupit të strukturuar kriminal në Bashki

Këlliçi : Së shpejti me fakte të reja kundër Veliajt

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi shprehet i sigurt se do të ketë pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në protestën e opozitës mbrëmjen e sotme.  

‘Në protestën e sotme do të ketë pjesëmarrje të madhe, ku qytetarët do të kërkojnë rrëzimin e Ramës, qeveri teknike dhe sigurisht do të kërkohet lirimi I liderit të opozitës, Sali Berisha, që po mbahet në arrest shtëpie pa prova e fakte,' tha Këlliçi në Syri tv.

Po ashtu, si paralajmëroi publikimin e fakteve të reja për Veliajn, që sipas tij do të publikohen së shpejti.

‘Kjo është një protestë që bëhet në vijimësi të protestave të mbajtuara para Bashkisë së Tiranës. Nuk do të jetë kjo protesta e vetme kundër bashkisë së Tiranës, ne do të vijojmë të publikojmë fakte të reja për Erjon Veliajn dhe grupin e strukturuar criminal që ai strehon në Bashkinë e Tiranës, për hajdutët që janë në Bashkinë e Tiranës, për kryehajdutin Erion Veliaj, i cili me futjen e tij në Bashkinë e Tiranës, krijoi në këtë institucion grupin e struikturuar kriminal për të vjedhur paratë e taksapaguesve të qytetarëve’, tha Këlliçi.

Të fundit