Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump

Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe

Drejtuesi politik i PD në Tiranë, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim në SHBA me Lara Trump dhe kongresmenë të tjerë.

Këlliçi ka ndarë në Facebook foto nga takimi ku shkruan se Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij për paqen dhe sigurinë në rajon.

Postimi:

Privilegj të isha i ftuar në National Summit, konferencë e organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme.

Ky event kishte folës kryesor Lara Trump, bashkë drejtuesen e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) i cili është organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.

Gjithashtu Kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit, si dhe drejtuesit e Partisë Republikane në Michigan, konfirmuan se siguria është prioritet kryesor për Presidentin Trump dhe plani i tij është garanci për paqen e stabilitetin kudo në botë, në këto kohë të trazuara!

Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tonë.

Rritja dhe konsolidimi i raporteve me partnerët strategjikë dhe me republikanët në veçanti si parti e jona simotër, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për forcën tonë politike

Të fundit