Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi sfidon Veliajn: Jam gati për debat me të në çdo kohë

Këlliçi sfidon Veliajn: Jam gati për debat me të në

Kandidati i koalicionit opozitar për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi ka sfiduar hapur kreun e bashkisë Erion Veliaj duke thënë se është i gatshëm për një debat me të në çdo kohë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Milorit, nëse do të ishte i gatshëm për një ballafaqim me kryebashkiakun aktual, Kelliçi u shpreh se; po, kurdo që të dëshironi.

Gjatë bisedës, Milori i paraqiti Kelliçit atë që Veliaj thotë se janë punët dhe arritjet e tij në Tiranë në dy mandate.

Kandidati i Opozitës i ka kontestuar shumë prej këtyre të dhënave, duke u shprehur se janë pjesë e propagandës, dhe jo e realitetit që vuan Tirana sot, nga mungesa e ujit, e rrugëve të brendshme të lagjeve, nga trafiku i papërballueshëm, e ajri tejet i ndotur.

Këlliçi solli si shembull zonën e Astirit, ku një komunitet prej 70 mijë banorësh, nuk ka një shkollë, një çerdhe, apo një kopësht për fëmijët.

Pjesë të mashtrimit e konsideroi Këlliçi edhe rastin më të fundit që ai ka denoncuar, ku në Baldushk, një godinë gërmadhë, pa ndriçim, dhe jo funksionale, është paraqitur nga Veliaj si investim i suksesshëm, si një shtëpi kulture e kinema model.

Të fundit