Ditari i Opozitës

Këlliçi sqaron komunikimin me Metën: Më telefonoi mëngjesin e 8 janarit, pse nuk iu përgjigja dot

Këlliçi sqaron komunikimin me Metën: Më telefonoi

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka sqaruar komunikimin me Ilir Metën, pas publikimit të mesazhit të shkëmbyera me presidentin gjatë protestës së 8 Janarit, i bërë publik sot nga ky i fundit në një dalje për mediat.

I ftuar në emisionin Radari Informativ në ABC, Këlliçi tha se ka pasur një thirrje në celular nga ky i fundit gjatë kohës që ka qenë në mbledhje. Në pamundësi për t’iu përgjigjur shtoi ai, i ka dërguar një mesazh.

“Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’i përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo. Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit.

I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi.

 

Të fundit