Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi takim me qytetarët në Tiranë, prezanton planin për transportin publik falas

Këlliçi takim me qytetarët në Tiranë, prezanton

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, i shoqëruar nga kryesuesi i listës për Këshillin Bashkiak, Dr.Ilir Alimehmeti dhe kandidatë të tjerë, ka vijuar turin e takimeve në çdo lagje të Tiranës.

Këlliçi u ndal në zonën e “Brrylit” në Kryeqytet dhe pranë “Maternitetit të Ri”, ku u dha dhe programin e tij për drejtimin e kryeqytetit qytetarëve. Gjatë takimeve në rrugë, një i moshuar u interesua për angazhimin e dhënë nga Këlliçi, për transportin publik falas. “E kam dëgjuar me vëmendje atë projektin tënd. A realizohet?”.

Këlliçi shpjegoi se ky angazhim do të bëhet realitet pas 14 majit, pasi sipas tij, prioritet do të jenë qytetarët. “Transporti, autobusi? 100% që po. E di si realizohet? Mjafton t`i çosh lekët, që këta i vjedhin i marrin për inceneratorin, me i çuar tek autobusi falas për të gjithë Tiranë. 100% e realizueshme. është çështje prioriteti, a ke hyr me vjedh apo ke hyr të bësh punë. Unë jam futur për të bërë punë, e kam ndarë mendjen”, u shpreh Këlliçi.

Gjatë takimeve shumë qytetarë treguan vështirësitë me të cilat po përballen, pa lënë mënjanë faktin se jeta në Tiranë është vështirësuar edhe për shkak se lagjet e qytetit nuk kanë njohur investime nga bashkia.

 “Pensionet për tokë, kushte janë siç janë, një karrocë, ne nuk kalojmë dot një xhiro. Në një lagje ku ke ambulancë dhe të ketë gjithë ato gropa, unë këtë nuk e justifikoj kurrë. Tirana ka nevojë për qytetari dhe për vepra konkrete. Kam ardhur apostafat nga Amerika që të votoj këtu”.

Këlliçi deklaroi gjithashtu se ndryshimi do të vijë në 14 maj, pasi llogaritë tashmë janë ndarë. Veliaj me oligarkët ndërsa Këlliçi dhe ekipi i tij me qytetarët.

“I kemi ndarë llogaritë, ne gjithë ditën me qytetarët, këta i kemi lënë me oligarkët. Në datën 14 do të bëhet ndryshimi se sbën se shohim njerëzit, çdo ditë, kudo ku ikim”, u shpreh Belind Këlliçi.

Të fundit