Ditari i Opozitës

Këlliçi takim me shqiptarët në New Jersey: Angazhimi juaj, jetik për ndryshimin në Shqipëri

Këlliçi takim me shqiptarët në New Jersey: Angazhimi juaj,
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e diasporës në New Jersey. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ndau momente nga ky takim, duke theksuar padurimin dhe entuziazmin e shqiptarëve të Amerikës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

“Padurimi i shqiptarëve për të votuar dhe për të kontribuar në të ardhmen e vendit ndjehet në çdo bisedë dhe çdo shtrëngim dore,” tha Këlliçi, duke falënderuar nga zemra për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e sinqertë që i është ofruar.

Takimet u mbajtën në Kafe Kukësi dhe Whisky Bar, që shërbyen si pikënisje për një seri të gjatë takimesh me shqiptarët e SHBA. Ai theksoi se ky ishte vetëm fillimi i një përpjekjeje për të bashkuar shqiptarët e diasporës në mbështetje të ndryshimit.

Belind Këlliçi shprehu mirënjohje për angazhimin e komunitetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar se përkushtimi i tyre është jetik për të ardhmen e vendit. “Kontributi juaj është forca që na jep kurajo për të luftuar për ndryshimin që Shqipëria meriton,” theksoi ai.

 

Të fundit