Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Taulant Balla nën ethet e emërimit si drejtor i Policisë Bashkiake

Këlliçi: Taulant Balla nën ethet e emërimit si drejtor i

Koordinatori Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimit dhe procedimit të disa protestuesve që u ngritën të premten kundër Erion Veliajt.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se ministri i Brendshëm, Taulant Balla, me aktin e fundit kërkon t’i bjerë në sy drejtorit të Policisë Bashkiake, Ermal Kpllanaj, për ta ngritur në detyrë.

“Taulant Balla nën ethet e emërimit si drejtor i Policisë Bashkiake, me firmë të kapobandës së 5D Erion Veliaj!

Ministri i Brendshëm, pasi u njoh me bizneset dhe bëmat e drejtorit të Policisë Bashkiake Ermal Kapllanaj, kërkon tani ti bjerë në sy pronarit faktik të inceneratorit Tiranë, për ta “ngritur” në detyrë. S’ka faj se si drejtor bashkie, i bie të bëhet dhe biznesmen!!!”, shkruan Këlliçi.

Të fundit