Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Këlliçi: Të vendosur ta heqim qafe të keqen e madhe që i ka rënë Shqipërisë, që quhet Edi Rama

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi çeli i pari prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve, gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë.
Në fjalimin e tij, Këlliçi theksoi mospëlqimin e qytetarëve ndaj qeverisë aktuale dhe fokusoi kritikat e tij ndaj disa emrave të rëndësishëm të qeverisë së Edi Ramës.
Fjala e plotë:
Fillimisht më lejoni t’i shpreh mirënjohjen time të pakufi qytetarëve të Tiranës, të cilët mbrëmë e mbushën Sheshin “Nënë Tereza” në festën e demokratëve dhe sot vendosën të përçmojnë tallavanë e shërbëtorëve të krimit të organizuar.
Po përse shqiptarët e neveritën tallavanë sot?
Sepse, në këto 12 vite Edi Rama u premtoi shqiptarëve rend dhe siguri, e në fakt iu dha Saimir Tahirin, i cili e ktheu Shqipërinë në një parcelë të madhe kanabisi, iu dha Fatmir Xhafën, vëllanë e trafikantit më të madh të kokainës në vendet e BE, iu dha Taulant Enchro chat-in, i cili u dha “pasaportën e artë’’ të gjithë kriminelëve, për ta shndërruar Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Evropës, e në fund u rikthye te babai i tij ideologjik, duke emëruar nipin e Enver Hoxhës si Ministër të Brendshëm, garant të bandave kriminale.
Përse u braktis tallavaja e sotme?
Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve shëndetësi falas, e në këmbim iu dha atyre Ilir Beqën, i cili me dy koncesionet famëkeqe të Sterilizimit dhe të Check Up-it, e la shëndetësinë rrugëve pa krye dhe, për t’i vënë kapak, rrëpoi edhe fondet e BE.
Stafetën e shëndetësisë rrugëve e mori më pas Ogerta Manastirliu, e cila i vrau shqiptarët përfundimisht, duke lënë fëmijët me leucemi pa mjekime, nënat tona të cilat nuk diagnostikohen dhe kurohen dot nga sëmundjet tumorale, e të gjithë shqiptarët të lëngojnë me ilaçe të skaduara.
Pra, shëndetësia falas u shndërrua në genocid dhe spitalet në kampe përqendrimi.
Përse u refuzua tallavaja e sotme?
Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve legalizimet falas brenda vitit 2014, e në këmbim iu dha atyre Blendi Klosin, i cili me Task Forcën famëkeqe të pronave, grabiti të gjithë bregdetin shqiptar nga jugu në veri, për t’i bërë investitorë strategjikë Olta Xhaçkën dhe të gjitha grupet më të rrezikshme kriminale në vend, duke e kthyer turizmin në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave.
Iu dha Uluzi 184, i cili zgjedhjet i shndërroi në panairin ku demonstronin aftësitë për mbledhje votash krimi i organizuar.
Përse u përbuz tallavaja e sotme?
Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve investime në infrastrukturë dhe energji, e në këmbim u dha Termet Gjiknurin, shërbëtorin e verbër të McGonigalit dhe Mirel Mërtirit si dhe Lubi Ballukun, e cila pasi gëlltiti 24 milionë euro për 1 km rrugë, i turret e babëzitur tokave të fermerëve për të gostitur të pangopurit e 5B me parqe fotovoltaike.
Ndërsa për dëfrim, mban Tigrin 1 dhe Tigrin 3 në kafazin lundrues 100 milionë euro.
Përse u tall tallavaja e sotme?
Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve ujë të pijshëm 24 orë, e në këmbim iu dha atyre Erion Qeliajn, Biftek Nusret Maznikun dhe Grupin e Strukturuar Kriminal 5D, të cilët jo vetëm mbushën rubinetat me ujë toksik, por betonizuan çdo cep të Tiranës, shëmben Teatrin Kombëtar, e për t’i vënë vulën, helmuan Tiranën me plehra, për të vjedhur qindra milionë euro me Inceneratorin fantazmë dhe kompaninë e 5 Drejtorëve.
Të dashur miq,
E kuptoni tani përse u mbush sheshi “Nënë Tereza” mbrëmë?!
Sepse Partia Demokratike nuk është vetëm një forcë opozitare, denoncuese dhe qëndrestare. Partia Demokratike është alternativa qeverisëse e besueshme dhe konkrete për shqiptarët, alternativa që ka dëshmuar në historinë e saj se mund ta çojë vendin në zenitin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit politiko-shoqëror.
Për cilindo që shfaq skepticizëm mbi programin tonë, ne ju themi se paratë janë tashmë këtu, energjitë janë këtu, pasuritë dhe burimet natyrore janë këtu, njerëzit e mrekullueshëm punëtorë dhe kreativë janë po ashtu në këtë vend.
Ajo që mungon është vullneti për ta ngritur këtë vend në piedestalin që meriton. Dëshira për të qeverisur në mënyrë demokratike dhe jo për të sunduar me despotizëm dhe plaçkitje.
Pa asnjë dyshim që ndërhyrja e parë, emergjente dhe e drejtpërdrejtë është Paketa e Emergjencës. Nuk mund të flasim për rritje ekonomike dhe turizëm ndërkohë që pensionistët, familjet e reja, të rinjtë jetojnë në kufirin e varfërisë dhe pabarazia sociale është e skajshme.
Masa e parë është miratimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, i cili garanton se çdo pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike respekton dinjitetin njerëzor.
Paga minimale 500 euro, siguron çdo të ri apo punëtor në punët më të vështira se mund dhe duhet të ketë një shpërblim të denjë për djersën e vet.
Paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit në sektorin publik apo atë privat statusin që meriton dhe shanset reale për të mundësuar banim dhe mirëqenie për familjen e tij.
Çmimi i energjisë 7 lekë/Kw/h u mundëson qytetarëve të vendit me burime të mëdha hidrike që të paguajnë një çmim të drejtë, përkundër zhvatjes qeveritare të deritanishme.
Partia Demokratike angazhohet të rimëkëmbë sistemin shëndetësor:
Dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, sepse asnjë sistem shëndetësor serioz nuk mund të ngrihet mbi keqfinancim dhe mungesë të bazës materiale elementare.
Krijimi i një modeli të ri sigurimesh shëndetësore, që ofron më shumë mundësi dhe konkurrencë për pacientët.
Zgjerimi i listës së barnave të rimbursuara dhe garantimi i cilësisë së tyre, duke i dhënë fund ferrit të ilaçeve skadente dhe çmimeve të papërballueshme nga shtresat më të brishta ekonomikisht.
Programi për rininë, synon t’i japë fund dramës familjare dhe shoqërore të shpopullimit. Çdo prind meriton t’i ketë afër bijtë dhe bijat e veta. Çdo i ri meriton të ndërtojë të ardhmen në atdheun e vet, aty ku ka kujtimet, lidhjen emocionale dhe origjinën e pashkëputur kulturore.
Dyfishim i buxhetit për arsimin. Çdo teori zhvillimi apo ngritje sociale e vendos theksin te arsimi si faktor kyç. E nuk mund të ketë arsim modern pa një model serioz të financimit në nivelin e pagave, në shpërblim të kërkimit shkencor dhe në investime në pajisje dhe infrastrukturë arsimore.
Zërimi i taksave për 3 vite për bizneset e të rinjve. Të rinjtë shqiptarë e kanë dëshmuar në të gjithë botën se kanë shkëlqyer në rezultate studimi, pune dhe sipërmarrje. Është koha që këtë energji ta shfrytëzojmë në shtëpinë tonë.
1 çati për çdo çift. Saga e familjeve të reja për strehim duhet të marrë fund. Shteti duhet të marrë përgjegjësinë të financojë 20% të kredive dhe 30 mijë euro kredi pa interes për çdo çift.
Sigurisht që këto masa janë vetëm fillimi.
Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në administratë, infrastrukturë dhe mirëmenaxhim të buxhetit.
Të dashur miq,
Ne tashmë jemi të vendosur ta heqim qafe të keqen e madhe që i ka rënë Shqipërisë, që quhet Edi Rama.
Një fjalë e kam për të gjithë ju miq në këtë sallë dhe ata që po na ndjekin përmes ekranit.
Askush nuk më besoi dy vite më parë kur nisa rrugëtimin për çmontimin e Grupit të Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, të drejtuar nga Erion Veliaj. Shumëkush qeshi. Shumëkush tha tërhiqu. Shumëkush ishin cinikë e mosbesues. Të tjerë madje kërcënuan.
Por ja ku jam përpara jush, pas dy vitesh, me një zotim të mbajtur.
Sot ju premtoj se, ashtu siç çmontuam kështjellën e rërës në Bashkinë Tiranë, e cila zuri nën vete tigrin prej letre Erion Veliaj, nën drejtimin e Sali Berishës, me këtë program qeverisës të shkëlqyer, me votën tuaj, me besimin në Zot e në familje, ne do të shembim përfundimisht instalacionin pa leje në Kryeministri, që quhet Edi Rama.
Ndaj, le ta bëjmë natën ditë në këto 29 ditë që na kanë mbetur, të trokasim në çdo portë të shqiptarëve, të shtrëngojmë çdo dorë e t’i shohim shqiptarët në sy, pasi një ditë e re do të lindë më 12 maj, ditë e cila do të shënojë një kapitull të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë.
Fitore! Fitore! Fitore!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38