Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Të veshur me maska, patronazhistët arrestojnë me bukë në gojë Alfred Pllumbin

Këlliçi: Të veshur me maska, patronazhistët

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi dhe anëtari i Kryesisë së Degës Nr. 2 të PD në Tiranë, Alfred Pllumbi dolën në një deklaratë për mediat nga selia blu.

Pllumbi u arrestua nga policia, për shkak të protestës së mbajtur para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi deklaroi se arrestimi i Pllumbit u bë si në epokën e terrorit. Duke e arrestuar me bukë në gojë demokratin. Këlliçi u shpreh se ndërkombëtarët duhet të reagojnë për arrestimet e protestuesve, teksa i bëri thirrje efektivëve të ndalojnë operacionet si të ishin terroristë.

“Mbrëmë pas mesnate, si në epokën e terrorit të Koçi Xoxes dhe të Bedri Spahiut, policia e Taulantit dhe Edit ka arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe burracake, rreth orës 1 të mëngjesit, në shkelje flagrante të ligjit, Anëtarin e Kryesisë së Degës 2, të Partisë Demokratike të Tiranës, z. Alfred Pllumbi.

Të veshur me maska, e kanë marrë me forcë me bukë në gojë, si antishqiptarë të vërtetë, sepse kodi i shqiptarit e thotë qartë se njeriu nuk preket në bukë.

Këta janë patronazho-policët e narkoshtetit Rama-Balla. Të tërbuar nga rezistenca qytetare dhe protestat opozitare, për të mbrojtur hajdutin dhe kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn dhe frikësuar opozitarët, ata kanë dalë prej dy ditësh në operacione kërkimi kundër protestuesve sikur të ishin terroristë.

Janë të njëjtët policë që figurojnë në listëpagesat e grupeve kriminale, që u japin atyre informacione, që punojnë për ta. Të shitur dhe frikacakë me kriminelët, trima të çartur me protestuesit e opozitës, me qytetarët e thjeshtë, që dalin para bashkisë, jo për krimin por kundër tij.

Edi Rama, Taulant Balla dhe Erion Veliaj, duhet të ndalin menjëherë operacionet kundër protestuesve të opozitës. Duhet të ndalojnë përndjekjen dhe kontrollet nëpër shtëpitë e tyre gjatë ditës dhe orëve të vona të natës. Përndryshe, hapi tjetër, ndalesa jonë e radhës, nuk është më bashkia, por vilat e tyre të bëra me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, me paratë e narkotrafikut dhe krimit ekonomik.

Alfred Pllumbi, Franc Kaloshi, Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, që janë arrestuar dhe të tjerë që janë në kërkim, nuk ka shans të tremben apo intimidohen”, deklaroi Këlliçi.

Të fundit