Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi : Tentativa e SPAK për t’ia faturuar aferën e inceneratorit disa drejtorëve të Veliajt, do të dështojë!

Këlliçi : Tentativa e SPAK për t’ia faturuar aferën

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi deklaron se kryebashkiaku Erion Veliaj, sot në orën 4 të mëngjesit është parë nga qytetarët në avion duke u larguar nga Shqipëria.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi shkruan se tentativa e SPAK për t’ia faturuar aferën e 430 milionë eurove të inceneratorit disa drejtorëve të Veliajt, do të dështojë.

Postimi:

Kjo nuk është më godina e bashkisë së Tiranës. Kjo është një skenë krimi, ku çdo ditë, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, shkon në zyrë për të vjedhur taksat tona.

Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK: “Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e 5D për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe a kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!”

Që ta dini qytetarë, sot familjet në nevojë të pastrehën ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse ky hajdut ordiner me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë!

Erion Veliaj, sot që ne flasim, në orën 4 të mëngjesit, e kanë parë qytetarët në avion duke u larguar nga Shqipëria. Pse?! Sepse ka një debat dhe një luftë të egër në ditët e fundit, midis SPAK-ut, Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Tentativa e SPAK për t’ia faturuar aferën e 430 milionë eurove të inceneratorit disa drejtorëve të Veliajt, do të dështojë! Nuk mundet dhe nuk ka asnjë shans që kjo vjedhje e shekullit, të kalojë ashtu si mendon Veliaj dhe ‘kolegët’ e tij në SPAK.

Ose Erion Veliaj do të shkojë përpara drejtësisë si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, ose do shembet reforma në drejtësi. Rrugë të mesme nuk mund të ketë!

Të fundit