Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi thirrje qytetarëve: Më 22 Mars shpreh revoltën, bashkohu t’i japim Shqipërisë shpresë

Këlliçi thirrje qytetarëve: Më 22 Mars shpreh

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve t;i bashkohen protestës së opozitës më 22 Mars, para Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Këlliçi i drejtohet qytetarëve duke iu thënë se më 22 Mars ëhstë koha të shprehin revoltën kundër padrejtësive dhe korrupsionit.

“Me 22 Mars, mund të qëndrosh në kafe dhe të shqetësohesh për çmimin e ushqimeve që prapë pësoi rritje, për naftën që shkoi 2 mijë lekë. Mund të thuash me vete, si ka mundësi që për imunitetin e Belinda Ballukut u shty pa afat vendimi në Bruksel! Ndoshta dhe irritohesh. Por prapë, e pi kafen dhe shkon në shpi duke e ditur se nesër një afere tjetër korruptive do ndodhë dhe një tjetër produkt do jetë më shtrenjtë.

Paga ose pensioni yt është njësoj. Ti prapë e mbylle ditën pa bërëasgjë për jetën tënde, për familjen tënde. Në këtë mënyrë je sjellë siç dëshiron Edi Rama.

Me 22 Mars ama ti ke në dorë të bësh diçka për veten tënde, për jetën tënde, për familjen tënde. Eja ngri zërin, eja trego se nuk pajtohesh me padrejtësinë, eja shpreh revoltën tënde.

Bashkohu t'i japim Shqipërisë shpresë.

Vendi yt, e drejta jote, sheshi yt!

22 mars, ora 18:00, para Kryeministrisë!”, shkruan Këlliçi.

Të fundit