Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Veliaj firmosi dhënien e 128 milionë eurove për një kompani holandeze offshore

Këlliçi: Veliaj firmosi dhënien e 128 milionë eurove

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këllici deklaroi sekreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, firmosi dhënien e 128 milionë eurove në vitin 2017 kundrejt një kompanie holandeze offshore.

I ftuar në emisionin ‘Drejt’ Këlliçi tha se kompania në fjalë kishte vetëm 24 orë që ishte hapur. Ai shtoi se inceneratorët janë firmosur në qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

"Inceneratorët janë firmosur në qeverinë Rama. Brenda një ditë janë dhënë 128 milionë euro, në 31 gusht në 2017, një kompania që është regjistruar në QKR në 30 gusht 2017. Këtë kontratë e ka firmosur Erion Veliaj, një kompanie që quhet Integrated Energy B.V. off-shore në Holandë. Kjo kompani holandeze nuk është aspak holandeze e fshehur guackë pas guackash në kompani off-shore, që pas fshihet një kompani shqiptare me pronar Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Kjo është mega tentativë korruptive që shkon në 800 mln euro në 20 vite," u shpreh Këlliçi.

Të fundit