Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Veliaj, kreu i organizatës kriminale 5D

Këlliçi: Veliaj, kreu i organizatës kriminale 5D

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi i ka drejtuar një apel qytetarëve të Tiranës për protestën që do të mbahet në orën 11:00 të së enjtes për të kërkuar largimin e Erion Veliajt nga posti i Kryebashkiakut, pas aferës ‘5D’.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan “bashkë të protestojmë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin e menjëhershëm nga zyra të Erion Veliajt dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë”.

Duke e konsideruar Veliajn si kreun e organizatës kriminale 5D, Këlliçi shprehet se ai duhet të mbajë përgjegjësi për çdo vjedhje dhe abuzim që i ka shkaktuar Tiranës.

 

Të fundit