Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Këlliçi: Veliaj pagoi javën e kaluar 800 mijë euro për inceneratorin e Tiranës
Belind Këlliçi, anëtari i Kryesisë së PD, deklaroi se Erion Veliaj vetëm javën e kaluar ka vijuar t’i paguajë inceneratorit të Tiranës 800 mijë euro.
I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri TV, Këlliçi u shpreh se protestat janë një reagim për talljen që Veliaj po bën me qytetarët e Tiranës, institucionet e drejtësisë dhe mediat.
“Sot që flasim është dita e 162 ku kryetari i opozitës ndodhet në arrest shtëpie, pa asnjë provë dhe fakt. Ndërsa këta janë të kapur në vjedhje, me duar në xhepat e qytetarëve, 132 mln euro janë paguar për inceneratorin që nuk ekziston, 800 mijë euro janë paguar javën e kaluar.
Para dy javësh, ndërsa ne ishim në protestë në datën 28 maj, ditë e martë, Erion Veliaj paguante ‘5D’ për një punë të pabërë, një pistë biçikletash.
E dimë që janë hajdutë, një pjesë e drejtorëve janë në burg, e dimë që është kompania e Veliajt, e dimë se hoteli 50 mln euro në Durrës është i lali Erit, i cili është Erion Veliaj. Në kulmin e kësaj vjedhje, duhet të kesh kurajo të madhe të dalësh dhe të bësh pagesa, sikur s’ka ndodhur asgjë.
Përsa kohë Altin Dumani, lë një hajdut si Erion Veliaj të shkojë çdo ditë në zyrë, të prishë prova, të paguajë kompaninë që është e drejtorëve të tij dhe vjedhin taksat e qytetarëve, 800 mijë euro janë paguar javën e kaluar për inceneratorin, Altin Dumani nuk qenka koleg, por vartës i Erion Veliajt dhe Veliajt nuk paska pasë faj që del e thotë se, isha te kolegët, dhe u mbolli dhe pemë një ditë më pas. Pra, 8 orë ka qenë në SPAK për të diskutuar për pemët.
Edhe përshkallëzimi ynë dhe reagimi ynë ka ardhur për shkak të kësaj tallje që bëhet, pikësëpari me qytetarët e Tiranës, institucionet e drejtësisë, median. Jeni ju dhe një media tjetër që flet për skandalet e ‘5D’ dhe një portal që merret me këtë çështje”, tha Këlliçi.