Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Këlliçi: Zbulohet skema e re që tejkalon edhe 5D. Arben Maloku përfitoi 34 mln euro tendera nga Erion Veliaj!
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi vazhdoi denoncimet e forta për abuzimet stratosferike në Bashkinë e Tiranës.
Këlliçi tha se ka një skemë të re, që e tejkalon atë të 5D.
DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:
Të nderuar qytetarë,
Foto që shihni, është tregues i qartë se skema e vjedhjes së 100% të fondeve publike është ideuar nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj dhe është zbatuar nga të gjithë drejtorët pjesë e shtabit elektoral të Veliajt më 14 Maj 2023.
Personazhi i radhës quhet Arben Maloku. Nga viti 2015 deri më shtator të vitit 2022, me firmën e Erion Veliajt, ky individ ka mbajtur funksionin e Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr.
Njësoj si kolegët e tij 5D edhe Arben Maloku, duke përdorur vjehrrin dhe babain, ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera për periudhën 2018-2023. Dhe më konkretisht: 36 tendera me vlerë 16 milionë euro i ka marrë nga kolegët e tij të UKT, tashmë në qeli. 11 tendera me vlerë 18 milionë euro i ka përfituar drejtpërdrejt nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, 5 tendera i ka përfituar nga Bashkia Kamëz, 1 tender nga Bashkia Kurbin dhe 2 tendera nga OSSHE.
Vlera totale e tenderave të përfituar nga ky shtetas është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marrë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj.
Ndërkohë ne shkurt të vitit 2021, ky individ ka përfituar leje ndërtimi me firmën e vetë Erion Veliajt, në rrugën ‘Myslym Shyri’, një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës.
Në vitin 2022, në një shoë mediatik, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici, njoftuan sekuestrimin e pallatit të Arben Malokut, por pa e njoftuar publikun se pallati i sekuestruar ishte në pronësi të një zyrtari të lartë të Bashkisë Tiranë.
Sipas dokumenteve zyrtare, bëhej fjalë për 2700 metra katrorë ndërtim pa leje, në zemër të Tiranës.
IKMT na ka njoftuar zyrtarisht se për këtë subjekt, nuk ka patur asnjë veprim nga IMT, asokohe e drejtuar nga banditi Mariglen Qato, sot edhe ky në qeli. Sigurisht Grupi i Strukturuar Kriminal 5D i Bashkisë Tiranë, kujdesej për investimet e pjesëtarëve të bandës.
Në tetor të vitit 2022, KKT merr vendim që ky pallat të sekuestrohej 100%. Në këto momente, sipas përcaktimeve ligjore, kjo kompani duhet të gjobitej, duhet të paguante vlerën e ndërtuar pa leje për metër katrorë, por mbi të gjitha kësaj kompanie, supervizorëve dhe inxhinierëve duhej t’u hiqej licenca për 5 vite.
Por kjo sigurisht që nuk ndodhi. Edhe përse e njoftuar nga IKMT, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk bëri revokimin e liçencës. Për pasojë, kompania ARB Trans, në tetor të vitit 2023 gostitet me një leje ndërtimi gjigande në Bulevardin e Ri të Tiranës.
Por Arben Maloku nuk mund të rrinte pa u gostitur edhe me një leje tjetër ndërtimi në Bashkinë Kamës, me firmën e idhtarit të madh të reformës në drejtësi, kryebashkiakut Rakip Suli.
Të gjitha këto veprime, kanë sjellë fitime marramendëse për zyrtarin e lartë të Bashkisë Tiranë Arben Maloku, të cilat janë fshehur pas 2 emrave: Fatmir Firi i arrestuar për evazion fiskal dhe si pasojë e këtij dënimi, shtetasi Fatmir Firi i’a dhuroi aksionet e kompanisë ARB&Trans-2010 babait të Arben Malokut, shtetasit Shyqyri Maloku.
Të nderuar qytetarë,
Shtetasi Arben Maloku, me bekimin e plotë të kreut të bandës 5D Erion Veliaj, ka përfituar 39 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi, vlera e të cilave është më e pakta 35 milionë euro, për një total mbi 70 milionë euro në vetëm 5 vite.
Erion Veliaj ka deklaruar publikisht se nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Taulant Tushës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Redi Mollës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Mariglen Qatos, e me siguri priteni kur të thotë që nuk di asgjë dhe për veprimtarinë e Arben Malokut, i cili si zyrtar i lartë i Bashkisë Tiranë, ka qarkulluar mbi 70 milionë euro dhe ndërkohë në zgjedhjet e 14 Majit 2023, ishte Drejtuesi Politik i Shtabit Elektoral të Veliajt për zonën e Zall Herrit, zonë në të cilën ka terrorizuar banorët dhe demokratët për të votuar Erion Veliajn.
SPAK nuk mund të thotë njëlloj si Erion Veliaj që nuk kishte informacion dhe të vazhdojë e të mos hetojë pjesën tjetër të shtabit elektoral të Erion Veliajt, duke u justifikuar me pritjen e kallëzimeve të opozitës.
SPAK duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të vërë nën sekuestro, si një skenë krimi të një korrupsioni të pa precedentë godinën e Bashkisë Tiranë dhe të arrestojë kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliajn, i cili çdo ditë që vijon qëndron në detyrë, ka mundësinë të prishë prova dhe të thellojë këtë veprimtari korruptive.
Ditën e nesërme do të bëjmë publike përfitimet e zyrtarit të rradhës të Bashkisë Tiranë, Administratorit të Komunës Dajt Kujtim Qefalia.
Ju faleminderit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38